V eshjet popullore, jane pa dyshim nje nga manifestimet me te fuqishme te kultures tradicionale. Ato jane trasheguese e transmetuese te shume elementeve, qe vijne nga lashtesia dhe nga koha e mesme, por jane njekohesisht edhe shprehje e marredhenieve kulturore me popuj te tjere gjate shekujve. Tipet kryesore te veshjeve popullore shqiptare per burra jane: kostumi me fustanelle, kostumi me kemishe te gjate e dollame (cibun), siper kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona te shkurtra deri te gjuri). Pra, ne Shqiperi, burrat kane mbajtur si veshjet ne formen e nje fundi te gjere, ashtu edhe ato në forme pantallonash, por te parat kane dale nga perdorimi me heret se te tjerat. Pjeset me te zbukuruara ishin jeleket dhe xhamadanet e kostumit festiv. Burrat shqiptare mbanin edhe stoli te ndryshme argjendi, si jasteke gjoksi, sumbulla dekorative tek jeleket, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi te gjitha, armet e brezit e te krahut, qe ishin gjithnje te stolisura pasurisht....